“Po pse s’erdhe në provim, morë djalë?”. “Profesor, - tha, - s’kam mundur se jemi në gjak! Jemi të ngujuar! Ata nuk na kanë dhënë besë, por sot kam ardhur tinëz!”. — Anton Çeta.
“Jo atyne që janë trima me ngrehë gishtin e krimit, por atyne që janë burra me shtri dorën e pajtimit” — Kështu ftonte Adem Demaçi rininë e Kosovës nëpërmes romanit “Gjarprijt e gjakut” për t’i dhënë fund vëllavrasjes.
“Mshoju edhe pak, mshoju, e naljau turrin ktyne gjarpnojve t’gjakut, qi po munohen hala me ecë e me i përlye me marre kto malet tonat, me i fëlliqë kit dhe tonin!... – Nalni!.... Nalni!... Shtypjauni kryet!....”.
“Nuk janë forcat policore serbe ata që po vrasin demonstruesit në Kosovë. Por, vrasjet po i bëjnë shqiptarët mes vete sipas ligjeve të Kanunit të Lekës”. Ishte kjo deklaratë zyrtare e Beogradit që motivoi rininë t'i pajtojë gjaqet e t’i tregojë botës agresorin e vërtetë.
Ideorja e aksionit — Have Shala Gërguri, këtë ide e diskutoi me Myrvete Dreshajn, Brahim Dreshajn e Lulëzim Etemajn. Më pas shkuan në shtëpinë e mikut të tyre Adem Grabovcit. Të pestë, studentë dhe të burgosur politikë, aty vendosën të nisin Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve.
“Disa të rinj me një profesor, me një burrë, me një pleqnar... pastaj erdhën edhe profesorë e intelektualë të tjerë. Pastaj erdhën të gjithë. Kosova po i fal gjaqet, po e braktis zakonin e zymtë të gjakmarrjes. Çelni udhë rinisë...”, porosia e Anton Çetës.
Më kujtohet një rast kur në fakultet kisha një student shumë të mirë. Vitin e parë të studimeve ai mori notë të shkëlqyeshme. Ishte shumë simpatik dhe i zellshëm. Por, ai nuk erdhi në provimin e vitit të dytë, po ashtu as në vitin e tretë. Ç’ndodhi?
Erdhi në vitin e katërt, pas dy vjetësh “pushim”. Kur e pashë, i thash: “Po pse s’erdhe në provim, morë djalë?”. “Profesor, - tha, - s’kam mundur se jemi në gjak! Jemi të ngujuar! Ata nuk na kanë dhënë besë, por sot kam ardhur tinëz!”. — Anton Çeta.
“Në emër të Kosovës dhe të rinisë kosovare, e fali gjakun e babait”, do të dëgjohej një çun i vogël në Verrat e Llukës. E dom Lush Gjergji e ngreh çunin mbi supet e veta para 500 mijë vetave që morën pjesë në tubim.
Gjakun e falën edhe gratë — “Ne insistuam që edhe gratë të jenë pjesë e aksionit. Ishin ato që bartnin peshën më të rëndë të dhembjes, por edhe të barrës së punëve, të cilat nuk mund t’i kryenin burrat e hasmëruar”, - Have Shala Gërguri.
Në Saknoc të Drenicës, një familje kishte mbetur me pesë motra, dy të vogla fare. E madhja, Hyra, ishte zot shtëpie, madje i kishte kaluar edhe koha e martesës nga dëshira për ta marrë gjakun e babës!
Ajo kishte sakrifikuar rininë e saj, por fjala e mirë e rinisë, e studentëve ia kishte zbutur zemrën dhe një ditë u ngrit midis burrash e tha “Ju qoftë falë gjaku i babës”!
U pajtuan gjaqet, për t’ia nisur luftës çlirimtare — Aktivisti Adem Grabovci, thoshte haptazi në sheshet e pajtimit: Sot po ju kërkojmë faljen e gjakut, e nesër do t’ju kërkojmë meshkujt për luftë.

Shprehja e tillë ishte shumë shpresëdhënëse dhe po mirëpritej nga të gjithë.
Sipas të dhënave jozyrtare, gjatë këtij aksioni u pajtuan mbi 5 mijë familje. Pak vite më vonë, në Kosovë filloi lufta dhe populli u armatos. Imagjinojeni se çfarë do të ndodhte sikur populli ynë i vogël të hynte në luftë me 5 mijë familje të hasmëruara.
Vetëm pas përfundimit të luftës çlirimtare, Kosova do ta kuptonte se pjesë e këtyre tubimeve madhështore kishte qenë edhe komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Ish të hasmëruarit shpesh fati i ka takuar në krye të rrugicave kur ushtria serbe po ua bombardonte fshatin; në kolonat për t’u dëportuar drejt jugut; në grupet e meshkujve për pushkatim masiv; në kampet refugjate në Shqipëri e Maqedoni; në radhën e ushtarëve të UÇK’së.
You can follow @FestimmG.
Tip: mention @twtextapp on a Twitter thread with the keyword “unroll” to get a link to it.

Latest Threads Unrolled:

By continuing to use the site, you are consenting to the use of cookies as explained in our Cookie Policy to improve your experience.